Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka ndaluar një 25-vjeçar të dënuar nga Prokuroria e qytetit bregdetar për dy akuza.
Mësohet se shtetasi A.J, vjeç 25, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ditën e djeshme, (më datë 26.05.2018).
I riu nga Tirana akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Nenet 174/1 e 186/1 të Kodit Penal.
NJOFTIMI I POLICISË
*Më datë 26.05.2018, u ndalua shtetasi A.J, vjeç 25, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 174/1 e 186/1 të Kodit Penal.





