Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për grupin e Laert Haxhiut dhe çështjen ia ka kaluar SPAK-ut për hetim.

Grupi i Laert Haxhiut u godit gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pas dëshmisë së Artan Tafanit. Ky i fundit, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu krimet e këtij grupi.

Nga dëshmia e Tafanit u zbardhën 6 vrasje si dhe krime të tjera, por që një pjesë tjetër janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.

Më datë 4 tetor të këtij viti, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, shkoi në ambientet e SPAK për të zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Identiteti i pjesëtarëve të grupit të Leart Haxhiut që dolën para gjykatës:

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romaçka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç