Prokuroria e Katanias në Itali, ka kërkuar 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës nga Shqiperia në Itali, për të cilin po hetohet edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Habilaj konsiderohet nga akuza si kreu i një karteli të specializuar droge që importonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

DËNIMET PËR ANËTARËT E TJERË TË GRUPIT

Meridian Sulaj, 12 vjet e 4 muaj, ndërsa për Fatmir Minaj është kërkuar lirimi. Nazer Seiti, i konsideruar si financieri, rrezikon 6 vjet.

Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg.

Gianluca Spampinato, 10 vjet e 4 muaj;

Gianluca Passavanti, 4 vjet dhe 20 mijë euro gjobë.

William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano, 2 vjet e 4 muaj dhe 6 mijë euro gjobë.