Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë më shumë detaje nëpërmjet një komunikate për mediat për operacionin e zhvilluar mbrëmë në Babicë të Vlorës.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.

Hetimet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal.

Njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme:

Nje hetim disa mujor i Prokurorise per Krime te Renda u finalizua me zbulimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, ne zonen e Babices, Vlore.

Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj.

Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupin kriminal.Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente.