4 dhjetor 2014 –  Prokuroria malazeze ka paditur gazetën "Informer" për botim të komenteve raciste kundër shqiptarëve, në numrin e saj, ku flitej për incidentin pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Zyra e prokurorisë hartoi të martën një aktakuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd, Novak Uskokovic, për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve.

“I pandehuri (Ushkokoviç) akuzohet se ka tallur publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi kur në tetor të vitit 2014, si përgjegjës, miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë, raporton BIRN. Liderët e partive politike shqiptare hodhën akuza ndaj kësaj gazete për shkak të komenteve raciste në të.