Në celularin e Nuredin Dumanit gjenden programe të koduara.

Prokuroria dhe policia pritet ta dërgojnë jashtë shtetit telefonin e Nuredin Dumanit me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tij pasi në celular është gjetur programi “EncroChat” që përdoret për komunikimet e koduara.

Ndërkohë grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale.

Deri në këtë fazë hetuesit kanë në duar një profil gjenetik të Dumanit por edhe telefonin e tij i cili po mendohet të dërgohet drejt shteteve të tjera më qëllim zbërthimin e tij dhe përfitimin provave të tjera.

Hetimet për zbulimin e autorëve të plagosjes së Nuredin Dumanit po vijojnë dhe krahas tyre edhe për ngjarjet e tjera ku 37-vjeçari është akuzuar nga prokuroria si autor apo bashkëpunëtor.

Pas këqyrjes së telefonit të të riut nga Dibra, hetuesit kanë konstatuar se i dyshuari ka përdorur programin “EncroChat” i cili lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas fshihen për disa sekonda.

Lexo edhe: