26 shkurt 2015 –  Prokuroria Italiane ka nisur një hetim penal për klubin e Parmës, që parashikon madje edhe arrestimin e personave pergjegjes per situaten e krijuar. Guardia di Finanza prej ditësh po punon për të dëshifruar bilancet e shoqërise emiliane, dhe jo vetëm bilancin e vetë klubit të zyrtarizuar nga firma audituese më 27 dhjetor, por edhe ato të mëparshmet. Shuma e cila duhej të kishte shkuar në arkat e autoriteteve tatimore, është rreth 16.7 milionë euro, dhe lidhet me direkt me rrogat e futbollistëve dhe të pjesëtarëve të tjerë të klubit, por dyshohet se bëhet fjalë edhe për fshehje të detyrimeve të tjera.

Më 19 mars do të zhvillohet seanca dëgjimore, pas kërkesës së Prokurorisë për përshpejtim të falimentimit. Do të analizohen me imtësi të gjitha veprimet e administratorëve, duke filluar që nga Tomaso Ghirardi për të vijuar më pas me njerëzit e Dastraso Holgings Limited (pas të cilëve mendohet se qëndronte Rezart Taçi), dhe për të përfunduar tek Gianpietro Maneti, që është pronari aktual.

Presidenti i Parmës vazhdon të premtojë para, por deri tani nuk paguar asnjë qindarkë. Maneti nuk ka dashur që ta çojë çështjen në gjykatë për falimentim për faktin e thjeshtë se mund të konsiderohet përgjegjës për pengimin e aktivitetit normal të shoqërisë emiliane.