Gjashtë të arrestuarit për kontrabandë ilaçesh janë liruar nga qelia.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe Bashkim Osmanin.
Ndërkohë Prokuroria kërkoi për ta masën e “arrestit në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.





