Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi që Enca Haxhia të rikthehej në qeli, deri në përfudnim të hetimeve.
Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi që Enca të lihej e lirë me masën “detyrim paraqitje” dhe pse prokuroria kërkoi që hetimet të vijonin.
Kujtojmë që Enca u arrestua më 12 shtator, pasi në ballkonin e banesës në zonën e Lundrës iu gjetën pesë vazo lulesh me kanabis. Në këto kushte, është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës të këngëtares 27 vjeçare, kurse lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Këngëtarja deklaroi se ishte përdoruese dhe se e kishte mbjellë lëndën narkotike për përdorim vetjak. Nëse do të shpallet fajtore këngëtarja rrezikon 3 deri në 7 vite burg.
“Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”, thuhet në kodin penal për veprën “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i Gjykatës:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Nga e ana e Policisë është marrë informacion, se në ambjentet e vilave pas Qëndrës Tregtare TEG, po kultivohen bimë Cannabis Sativa, e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetësia me iniciale R.H.
Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim me iniciale R.H, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, të parashikuar nga neni 284/1 Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023, ka vendosur:
– Vleftesimin si te ligjshem te “arrestit ne flagrance” te personit nen hetim R. H. dhe caktimin ndaj saj si mase sigurimi ate te “Detyrimit per paraqitje ne Policine Gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:
– Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.
– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë , i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali, vendosi:
– Mospranimin e ankimit te Prokurorise te ushtruar ndaj vendimit nr. 2067 akti, date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak te heqjes dore nga ankimi nga ana e Prokurorise.
– Mospranimin e ankimit te personit nen hetim Ruensa Haxhiaj te ushtruar ndaj vendimit Nr.2067 , date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak se ankimi eshte ushtruar jashte afatit ligjor