Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pretenca e prokurorëve është dhënë pak minuta më parë në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca e radhës.

Ai së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për 3 vepra të rënda penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.