Gjashtë persona rrezikojnë të dënohen me 39 vite burg në total, pas pretencës së dhënë sot nga Prokuroria e Elbasanit.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprimtarinë kriminale të falsifikimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara.
Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.
Njoftimi i plotë për të pandehurit e marrë nga Prokuroria e Elbasanit:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan u gjykua procedimi penal nr.266 viti 2021 për disa të pandehur, të cilët në bashkëpunim me njëri –tjetrin kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara të prerjes 5000 Lekë në qytetin e Elbasanit.
Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.
Në përfundim të gjykimit të procedimit penal Nr.266, viti 2021 nga organi i Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u kërkua:
- Të deklarohet fajtor i pandehuri K.B., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
- Të deklarohet fajtor i pandehuri J.H., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
- Të deklarohet fajtor i pandehuri D.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
- Të deklarohet fajtor i pandehuri F.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;
- Të deklarohet fajtor i pandehuri N.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim, zbatim i nenit 59 Kodit Penal;
- Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L, për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me tre vjet burgim,se spe është kapur dhe duke transportuar emigrantë në mënyrë të kundraligjshme. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të dënohet përfundimisht me nëntë vjet burgim.
Në mbështetje të neneve 190 pika 1 gërma “b” dhe 391 të Kodit të Procedurës Penale të deklarohen të falsifikuara (kartëmonedhat e sekuestrura) mbajtja dhe qarkullimi i të cilave është i ndaluar të zhduken.
Në total u kërkuan 39 vite burgim për të pandehurit.