Prokuroria ka kërkuar 7 muaj e 15 ditë burg për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve", akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Rroshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale.

Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se nga Italia, Zvicëra dhe Gjermania e kanë dëbuar, por nuk tregohet arsyeja e saktë. Organi i akuzës kërkoi edhe pezullimin e dënimit për Rroshin me pretendimin se ai ka 2 fëmijë dhe nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Ndërkohë, avokati Maks Haxhia kërkoi që Rroshi të dënohet me punë me interes publik.