Prokuroria për Krime të Renda kërkon konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit. Kjo kërkesë erdhi pasi Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimin e procedimit pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili.
Mes pasurive që kërkohet konfiskimi është edhe hoteli luksoz "Santa Quaranta" dikur ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë.
Pasuritë që kerkon prokuroria të konfiskohen janë:
- Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.
- Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
- Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.
- Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.





