Lirohet nga akuzat i dyshuari për tritol tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vladimir Gjuta, biznesmen në Tiranë, i cili u akuzua se u hakmorr me disa akte të rënda me shpërthim ndaj Tahirit, është i lirë.

Prokuroria lajmëroi sot pushimin  çështjes për mungesë provash. Gjuta u shpall në kërkim pas tritolit në zonën e spitaleve, duke u konsideruar si një person shumë i rrezishëm. Ai u ndalua pak muaj më parë, i maskuar me paruke, ndërsa udhëtonte në Rrugën e Kombit.

Sipas policisë, konflikti nisi pas disa kontrollesh që kishin ushtruar uniformat blu në bizneset e Gjutës. Gjatë kohës së hetimit, ministri Saimir Tahiri nuk u paraqit asnjëherë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për këtë çështje.