TIRANE, 1 prill 2013 – Është liruar nga burgu tranvestiti, i arrestuar më parë për grabitje të një 58-vjeçari në Tiranë. Personi në fjalë është liruar me urdhër të prokurorit të çështjes. Travestiti, i njohur me pseudonimin Gena, u arrestua pasi grabiti me dhunë portofolin e shtetasit Kosta.K nga Korça, në të cilin ndodheshin 500 euro.
Policia ka pragosur disa ditë më pas 24 vjeçarin Briken. L., i cili ka pranuar grabitjen e 58-vjeçarit, ndërkohë që e kërcënonte me thikë.
Por, 24 orë pas arrestimit nga policia me një kërkesë të çuditshme prokurori i çështjes ka kërkuar lirimin e tranvestitit dhe ndjekjen në gjendje të lirë të këtij personi.
58-vjeçarit Kosta. K. deri në këto momente i janë kthyer vetëm 100 nga 500 eurot e grabitura. Ndërsa 24-vjeçari grabitës vazhdon të endet sërish i lirë mbrapa ambienteve të Pallatit të Kulturës, i njëjti vend ku kreu dhe grabitjen disa ditë më parë.





