Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19, në spitalin universitar ”Shefqet Ndroqi”.

Prokuroria do të hetojë trajtimin që u bëhet pacientëve të konfirmuar me Covid-19.

Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka marrë kartelat e 29-vjeçarit Xhino Koça i cili u hodh nga kati i tretë, dhe të 65-vjeçarit i cili u hodh nga kati i pestë.

Do të merren në pyetje mjekët që kanë trajtuar dy pacientët.

Ditën e djeshme një 65-vjeçar, i shtruar në spitalin universitar Shefqet Ndroqi, humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt, i ndërtesës.

Më 13 gusht, 29-vjeçari nga Durrësi po me Covid-19, ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit.