13 maj 2015 – Në nisje të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 21 qershorit, prokuroria nis verifikimin e të gjithë kandidatëve që kërkojnë postin e kryebashkiakut. Me anë të një urdhri, kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla, u kërkon prokurorive në rrethe që të kryejnë hetime dhe verifikim të kandidatëve. Nëse ata janë të pastër apo me dosje penale e të përfshirë në krime do të mësohet nga përgjigjet. Me këto dosje në dorë, prokuroria do t’i dorëzojë në kuvend, në komisionin për dekriminalizimin e politikanëve.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”