TIRANE, 17 dhjetor 2013 – Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për çështjen e zhdukjes se portofolit të ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e 20 nëntorit.
Mungesa e portofolit pasi i janë dorëzuar familjes sendet personale të deputetit Sokol Olldashi, ka pasur një paqartësi nisur me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor thanë se në vendin e ngjarjes, brenda, por edhe jashtë makinës nuk është gjetur asnjë portofol. Ndërsa u verifikuan me imtësi edhe rrobat që kishte veshur Olldashi në momentin e aksidentit, një pulovër me ngjyrë jeshile dhe një palë pantallona kadife, në xhepat e të cilave nuk është gjetur portofol.
Mungesa e këtij objekti ka angazhuar Prokurorinë për të analizuar “zhdukjen” e portofolit.





