Saimir Tahiri pritet të merret në pyetje nga prokurorë të Krimeve të Rënda.

Ftesa për tu paraqitur në organin e akuzës ka mbërritur paraditen e sotme në shtëpinë e ish-ministrit. Kjo vjen një ditë pas kontrollit të banesës.

Më herët, vetë Tahiri është shprehur se është gati të shkojë në prokurori dhe të sqarojë te vertetat e tij.

Një deklaratë të tillë e ka bërë edhe të martën kur tha do të rri tek dera deri sa të më marrin në pyetje.

“Ju dërgojmë ftesë për paraqitje shtetasit Saimir Tahiri”, thuhet në shkresën e firmos nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.