Fatmir Meço, efektivi 33-vjeçar i policisë së Durrësit ka dalë sot përballë gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar të konsiderohet i ligjshëm arresti me burg për të dy të arrestuarit  për prodhim e shitje të narkotikëve dhe shpërdorim detyre për efektivin e policisë.

33-vjeçari nga Gjerbesi i Skraparit, shiste lëndë narkotike në ish-Kënetë me persona të tjerë.

Lëndën narkotike e mbante në banesën e tij dhe më pas ua shpërndante personave të tjerë e më pas në mënyrë demonstrative e konsumonin duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin

Në banesën e Fatmir Meços u gjet një sasi e lëndës narkotike dhe një grirëse.

Lëndën narkotike e merrte te Fitim Laci në Fushë-Krujë. Këtij shtetasi iu gjet 600 gramë kanabis nga kontrolli në banesë.

Sipas prokurorisë, të dy kanë kryer veprat që janë nën hetim dhe rrezikshmëria e veprës parashikon deri në 15 vjet heqje lirie prandaj kërkohet arrest me burg.