Prokuroria pushon hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Vendimi është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Padia u depozitua në Prokuroria nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama për “përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më serioz të botës”.

Vendimin e Prokurorisë, Vasili e konsideron si dorëzim.