Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qarkun, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumentit “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.