Prokuroria për Krimet e Rënda do të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë. Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacine nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Afati përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.
Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.





