Prokuroria e Dibrës ka zgjatur me tre muaj afatet për dosjen e bujshme “184”, e cila përmban përgjimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, ministrave, ish-ministrave dhe deputetëve, për pazaret e shit-blerjes së votave në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016.

Dy prokurorët që hetojnë dosjen janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, të cilët janë duke studiuar dosjen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Dosja ku po hetohet shit-blerja e votave, u transferua në Dibër, pas Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.