26shtator 2015 – Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është zyrtarisht nën hetim për aktivitet kriminial gjatë periudhës që ka drejtuar qeverinë e futbollit botëror. 79-vjecari zviceran u mor gjatë ditës në pyetje nga ana e prokurorëve zviceran lidhur me përfshirjen e tij në skandalin që ka tronditur FIFA-n këto muajt e fundit, aq sa më 27 maj FBI arrestoi disa zyrtarë të këtij institucioni. Sipas asaj që raporton BBC, prokurorët zviceran ushtruan kontrolle dhe në zyrën e tij në Nion. Blater, që është në krye të këtij institucioni që prej vitti 1998, gjithmonë ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në këtë skandal. Gjithsesi prokuorët kanë bërë të ditur se Blatter po hetohet rreth shitjes së të drejtave televizive, të firmosura në bashkëpunim me ish-shefin e Federatës së Karaibeve, Jack Warner në vitin 2005. Gjithsesi detaji më interesant i zbuluar nga prokurorët zviceran është një pagesë e fshehtë prej 2 milion dollarësh, që Blatter ka bërë në adresë të presidentit të UEFA-s, Michel Platini, gjatë vitit 2011.
/portali DurresLajm/