Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas Bondi-t, Maduro akuzohet për: Konspiracion për Narco-Terrorizëm, Konspiracion për importim të kokainës, Mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe konspiracion për mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

Bondi theksoi se “së shpejti ata do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në gjykatat e SHBA-së”, ndërsa nuk dha detaje mbi akuzat ndaj bashkëshortes së tij.

Prokurorja gjithashtu falënderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve.