Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon ditën e sotme seancën dëgjimore, në ish-Pallatin e Kongreseve ku prokurorja e Beratit Eloida Goxhi do të jetë përballë trupës gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.
Mbi bazën e analizës së vlerësimit prokurorja Goxhi do të provojë ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional të saj.
Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e prokurorisë në këtë qytet.





