Prokurorja e dorëhequr speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh.
Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të kapet ng policia.
Ajo në qeli pranon ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit, ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut.
Janeva vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Prokurorja dyshohet në rastin “Reket”për keqpërdorim të detyrës zyrtare.