Ish-pneumologu i spitalit të Mantovës, Giuseppe De Donno, është vetëvrarë në banesën e tij.
Mediat në shtetin fqinj raportojnë se trupi i pajetë i doktorit është gjetur nga disa familjarë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se Do donno është vetëvarur.
Giuseppe De Donno ishte i pari mjek i cili promovoi kurën ndaj COVID-19 përmes transfuzionit të plazmës.
Ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i Mantovas në fillim të qershorit, për t’u zhvendosur si mjek bazë në Porto Mantovano.
Akoma nuk janë të qarta rrethanat e vetëvrasjes, po ashtu edhe motivet. 54-vjeçari jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.





