28 prill 2015 – Policia e Tiranës arreston një 57-vjeçare pas denoncimit që pronari i një lokali bëri ndaj saj. Sipas tij, Aleksandra Buzali shqetësonte klientët që vinin në bar dhe madje thyente karriget. Kjo ka ndodhur disa herë sipas pronarit me inicialet K.B. Ai ka lajmëruar policinë, e cila arrestoi gruan. Zyrtarisht pohohet se motivet e këtij inati janë të dobëta, ndonëse dyshohet se gruaja ka dhe çrregullime të shëndetit mendor.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”