Rudin Haxhia, pronari i diskos “Ecuador” në Sarandë, të cilit iu organizua sot atentati i pestë, mori në trup 18 plumba. Policia e Vlorës dha detaje për ngjarjen, ku 38-vjeçari u plagos rëndë, ndërsa kushëriri që udhëtonte me të mori plumba në këmbë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor "Delvinë-Bistricë", në vendin e quajtur "Shtreg", nga një automjet "AUDI", persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit "Volskëagen".

Mjeti "Volskëagen" me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga shtetasi:

Emeid Haxhia, 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime me 2 plumba në këmbë bashkë me shtetasin tjetër të quajur: Rudin Haxhia, 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5 plumba në pjesën e shpatullës dhe 1 plumb në këmbë (të dy – djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë). Shtetasit e dëmtuar janë nisur në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.

Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.