23 shtator 2015 – Mbi 98 kg lëndë narkotike janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të koduar “Ndërmjetësi” në fshatin Shkozë të Vlorës. Policia arrestoi 32-vjeçarin Dilaver Kapaj dhe 38-vjeçarin Behari Bazaj, të dy me banim pranë njëri-tjetrit në këtë fshat që ndodhet në një zonë të thellë malore.
Policia njofton se Dilaver Kapaj, në momentin e arrestimit në flagrancë ishte duke fjetur gjumë në shtëpi. Vetëm në banesën e tij u gjetën 89 kg e 800 gramë kanabis, të varura për t’u tharë, të cilat ishin gati për t’u shitur. Kapaj mbante pranë vetes dhe një automatik model 56′, bashkë me krehërin dhe 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Të gjitha u sekuestruan.
Gjithashtu janë asgjësuar me djegie dhe 3 parcela me 663 rrënjë kanabis.
/S.L. portali DurresLajm/