Një prej pronarëve të një fabrike qumështi në Durrës, tregon pa dorashka, vështirësitë që ndeshin punëtorët dhe përpunuesit e bylmetit si pasojë e mungesës së ligjeve dhe kontrolleve ushqimore në vendin tonë.
Nazif Tivari, pronar i fabrikës së qumështit “Mozzarella Italia” me vendndodhje në Shkallnur të Durrësit, tregon me anë të një postimi në faqen e tij të “Facebook”-ut, se ky lloj biznesi punon në vështirësi, pavarësisht 45 viteve përvojë, si pasojë e vetë sistemit të kalbur në këto 25 vjet.
Në fund ai ngre dhe një pyetje: se cili ligj do të rregullonte këtë gjendje, që po çon dyerve të Kardiologjisë, me dhjetëra konsumatorë?
POSTIMI I NAZIF TIVARIT:
Disa nga llojet e produkteve te prodhuara tek Mozzarella Italia ne Shkallnur Durres
Pervoje 45 vjet, por biznes qe punon ne veshtiresi nga vet sistemi i kalbur corganizim i organizuar shume mire ne keto 25 vjet
Detyron perpunuesit te punojne keq nga importi i bylmetit qe futet ne vendin tone , bulmet pa qumesht , me proteina, me vaj palme, gjalp vegjetal qepunojne te gjitha pasticerite, salce kosi , gjize industriale me proteina e vaj palme 90 lek kg, perfundimisht Reanimacioni plot e per plot tek kardiologjia , sikur ato miliarda qe harxhon shteti per kardiologjine i heq vetem me nje ligj qe mungon prej 25 vjet.
Kush mundte ishte ky ligj qe do te rregullonte kete gjendje? Si e mendoni ju friends, miq e specialiste te mi? Pse nuk rregullohet?





