Malaga ku aktivizohen dy futbollistët shqiptar, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, po kalon vështirësi të shumta këtë sezon. Së fundmi pronari i këtij ekipi, Sheik Abdullah Al Tjani ka hedhur akuza të forta, për ndeshjen e 7 viteve më parë mes Malagas dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Ekipi spanjoll u eliminua asokohe, teksa pasi kishte mbyllur ndeshjen e parë në shtëpi 0-0, në ndeshjen e dytë u mposhtën me rezultatin 3-2, duke u eliminuar kështu nga kompeticioni dhe aty filloi rënia e këtij ekipi. Tashmë 7 vite më vonë, pronari i Malagas ka hedhur akuza të forta, duke thënë se ajo ndeshje ka qenë e trukuar.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi atje kundër Malagas. Ka qenë e organizuar nga një ekip. Ju lutem hapni hetim ndërkombëtar të drejtë dhe transparent. Kërkojmë drejtësi dhe respekt për Malagan”, shkruan Al Thani.

Një deklaratë kjo që tani pritet të hapë polemika të shumta, ndërkohë që edhe klubi ku ai është president i përkohshëm është në ujëra të turbullta.