Në mes të pandemisë, një debat i fortë është nxitur mbi përdorimin e maskave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e popullsisë amerikane refuzojnë të vendosin maskat dhe pjesa tjetër janë të tërbuar nga kjo sjellje qe bashkëqytetarët e tyre kanë.

Bob Palmgren, pronari i një restoranti ka qenë dëshmitar i një momenti të sikletshëm. Me një sjellje qytetare ai iu drejtua klientit të tij duke i bërë thirje që të vendoste maskën. Mirëpo kërkesa nuk u prit aspak mirë nga qytetari i cili më pas kishte nxjerrë armën duke refuzuar të vendoste maskën.

Vetëm pak ditë më parë Donald Trup u shfaq në publik me maskë të vendosur duke thënë se maska duhet mbajtur nga qytetarët, por do të jetë diçka vullnetare dhe jo e detyrueshme.