26 shkurt 2014 – Pronari dhe themeluesi i një skuadre të njohur të rally-t të Dakarit është arrestuar në Madrid, pasi autoritetet franceze zbuluan rreth 1.4 ton kokainë të fshehura në kamionë që i përkiste skuadrës, në kthim nga eventi i fundit sportiv në Amerikën e Jugut. David Oliveras, thotë The Guardian, është drejtori i Epsilon Team, me seli në Barcelonë, kompani që ofron asistencë teknike dhe përgatitje për kamionët që konkurrojnë në Rally-n e Dakarit. Një sasi prej 1393 kg kokainë u gjet e mbështjellë me plastikë dhe e maskuar në gomat e mëdha të kamionëve, pasi ato mbërritën në portin francez të Le Havrit. Autoritetet franceze vepruan pas një indicieje të policisë bullgare. Përveç 59 vjeçarit Olivera, edhe dy shtetas bullgarë u arrestuan në vendin e tyre, lidhur me këtë xhiro droge që vlerësohet në 270 milionë euro.
Pronari i skuadrës së rally-t të Dakarit, 1.4 ton kokainë në gomat e kamionëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit nga…





