Angli, 25 gusht 2014 – Një klienti iu desh të telefononte policinë, pasi mbeti i mbyllur brenda një librarie, kur pronari i së cilës shkoi për të pirë kafe.
Kjo ngjarje e ndodhur në Manchester ka surprizuar policët, qe moren telefonatën gazmore. Ata menjëherë kanë arritur të shkojnë në vendin ku kishte raportuar klienti.
Burri, i cilit nuk dëshironte ta bënte publik emrin, kuptoi që ishte mbyllur kur po kërkonte shitësin e librarisë ta pyeste për disa detaje që i interesonin.
Pas tentativës për tu arratisuar, apo pasi nuk gjeti numrin e pronarit të stampuar diku u detyrua të njoftonte policinë.
Ai ka dalë nga libraria pas afërsisht 1 orë e 30 minuta.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





