Pronari i një marketi në Durrës, që ka rënë pre e vjedhjes, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar hajdutin që gjatë natës i ka vjedhur marketin, duke i shkaktuar sipas tij, një dëm shumë të madh prej disa milionë lekësh të vjetër.
Ai ka postuar videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar autorin të largohet bashkë me mallin e vjedhur.
“Jetoj ne lagjen 13 Durres dhe ky tipi ne video me ka vjedhur marketin duke marre te gjitha gjerat me vlere.Policia esht ne kerkim por do me ndihmonit shume nese e njeh dikush nga ju pasi na ka shkaktuar shume dem ekonomik. Kane vjedhur 2 koli e gjys paketa me vlere 4mln leke dhe 2mln leke dhe nje laptop.
Flm nese e publikon.Anonim te lutem”, shkruan në mesazhin e tij banori i Durrësit. Videoja u publikua nga “JOQ”.





