Duke filluar nga data 25 janar, 27 shërbime që kryheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kryhen te noteri. Veprime të tilla si, regjistrimi i pronës, lëshimi i kontratës së qirasë, certifikata e verifikimi i pronësisë etj., do të bëhen nga noterët përmes një sistemi të ri online, i cili përshpejton procedurat, njëkohësisht shmang edhe radhët në sportel.
Projekti është prezantuar dje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi dhe drejtori i Hipotekave, Ilirjan Muho. Fillimisht, projekti i ri do të zbatohet nga noterët e Tiranës, e deri në fund të muajit shkurt, procesi do të aplikohet në të gjithë vendin.
Lloji i shërbimit – Tarifa
1 Regjistrimi i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të pasurisë apo me subjektet e treta – 3,500 lekë
2 Regjistrimi i kontratave të shitjes – 3,500 lekë
3 Regjistrimi i kontratave të dhurimit – 3,500 lekë
4 Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia – 800 lekë
5 Regjistrimi i kontratës së shkëmbimit – 3,500 lekë
6 Regjistrimi i kontratës se qirasë apo nënqirasë – 3,500 lekë
7 Regjistrimi i aktit të trashëgimisë – 700 lekë
8 Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme – 700 lekë
9 Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme – 600 lekë
10 Informacioni zyrtar i pasurisë për individët dhe Institucionet – 700 lekë
11 Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale – 1,000 lekë
12 Lëshim kopje kartele të pasurisë – 1,000 lekë
13 Lëshim certifikate pronësie – 1,500 lekë
14 Lëshim vërtetim pronësie – 1,500 lekë
15 Lëshim i një certifikate të re kur ka humbur apo është dëmtuar certifikata e marrë – 800 lekë
16 Regjistrimi i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit – 900 lekë
17 Regjistrim/ndryshim/shuarje Servituti – 900 lekë
18 Regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezerve/kusht të pasurisë së paluajtshme – 900 lekë
19 Regjistrimi i prokurës – 900 lekë
20 Korrigjim gabimesh në kartelë – 700 lekë
21 Korrigjim gabimesh në hartën kadastrale – 700 lekë
22 Korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme – 700 lekë
23 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë – 7,500 lekë
24 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 – 10.000.000 lekë — 15,000 lekë
25 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10.000.000 lekë – 25,000 lekë
26 Regjistrimi apo fshirje e kontratave të tjera të hipotekës – 1,000 lekë
27 Regjistrimi apo fshirje e hipotekës ligjore – 1,000 lekë