Banorët e ish-komunave që kanë problem apo duan shërbime të ndryshme në lidhje me pronësinë e tokës që disponojnë janë dyndur në zyrën e kadastrës, e hapur nga bashkia e Durrësit.

Banorët ankohen se kanë muaj me radhë që kanë aplikuar për të njohur pronësinë e tokës së tyre, apo kërkojnë vërtetime pronësie për pronën që disponojnë, por kjo është e pamundur.

Sipas tyre, nuk kanë marrë shërbimin e duhur në zyrën e kadastrës ku drejtohen, për arsye nga më të ndryshmet. Janë banorë të ndryshëm të ish-bashkive e komunave të Manzës, Sukthit, Rashbullit, por edhe banorë të ish-fermave si NB e Spitallës, etj, që kërkojnë njohjen e pronësisë së tokave të tyre.   

Kadastra ka kaluar në varësi të bashkisë së Durrësit pas reformës territoriale, dhe struktura e re është ngritur dy muaj më parë në shërbim të qytetarëve.

K.H.