28 nëntor 2015 – Kompensimi fizik dhe ai financiar për pronarët do të ndjekë një radhë kronologjie; të parat do të përfitojnë ato dosje që kanë marrë vendimin e njohjes në fillim, dhe do të ndiqet radha sipas datave të vendimeve. Prioritet do të kenë vendimet përfundimtare që janë më të hershme. Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk mund të rishikojë vendimet që janë dhënë deri tani.

Afati i shqyrtimit të dosjeve zgjatet nga 60 ditë në 90 ditë. Çdo palë që ka kontestime në lidhje me vendimin, mund të apelojë kundër vlerësimit financiar dhe jo kundër vendimit për njohjen e pronës. Kompensimi fizik kur prona është e lirë i kthehet pa kufizim pronarit dhe ato vendime që janë dhënë për kthimin e tokës bujqësore nuk mund të ç’bëhen. Do të fitojnë tapitë personat që kanë marrë shtëpi ose prona nga viti 1960 deri në 1990­ën, ndërsa për tokat që janë zënë nga ndërtimet pa leje do të vijojë legalizimi dhe pronarët do të kompensohen financiarisht. Këto janë pikat kryesore që ka ndryshuar Komisioni i Ligjeve në draftin për trajtimin e pronave, të cilat prekin drejtpërdrejt interesat e pronarëve.

 NENET QË NDRYSHOJNË

* Neni 1, germa “a” e projektligjit riformulohet vijon: a) rregullimin dhe shpërblimin e drejtë të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet, në përputhje me nenin 41, të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

* Neni 2, germa “a” e projektligjit riformulohet si vijon: a) përfundimi, në përputhje me këtë ligj, i procesit të trajtimit ndërmjet njohjes dhe kompensimit të pronave të subjekteve të cilave u janë shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marra me çdo vendim tjetër të padrejtë nga shteti komunist prej datës 29.11.1944.

* Neni 3, pika 2 e projektligjit riformulohet si vijon: Ky ligj shtrin efektet sa i takon vlerësimit financiar, për:

  1. a) ekzekutimin e të gjitha vendimeve, të cilat nuk janë zbatuar, për njohjen e së drejtës së kompensimit, të dhëna nga organet administrative ose gjyqësore në vendin tonë;
  2. b) çështjet që janë në shqyrtim në gjykatat e të gjitha niveleve, në Gjykatën e Lartë, si edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sa i takon vlerësimit financiar të tyre.

* Në nenin 6 të projektligjit bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pika 1 riformulohet si vijon:

  1. Për efekt të ekzekutimit, të gjitha vendimet përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës, do t’i nënshtrohen vlerësimit financiar nga ATP­ja, si më poshtë vijon:
  2. a) Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit.
  3. b) Prona e kthyer vlerësohet duke e përcaktuar atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit.

Në pikën 2, togfjalëshi “do të vlerësohen” zëvendësohet me togfjalëshin “vlerësohen financiarisht”.

Në pikën 3, togfjalëshi “do të zbritet nga vlerësimi i vlerës së pronës” zëvendësohet me togfjalëshin “zbritet nga vlerësimi i pronës”.

Në pikën 6, pas togfjalëshit “duke përfshirë” shtohet togfjalëshi “vlerën e pronës së përfituar nga” * Në nenin 12 të projektligjit bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Germa “a” ndryshohet si vijon:

  1. a) fondi fizik i pronave në çdo qark, i vënë në dispozicion me vendim të Këshillit të Ministrave; Në pikën 1, pas germës “c” shtohet germa “ç” si vijon:

ç) Sipërfaqe të tjera të vëna në dispozicion, sipas mënyrave të përcaktuara me ligj ose akte nënligjore.

Pika 2 riformulohet si vijon: Fondi i tokës vlerësohet financiarisht nga ATP­ja bazuar në hartën e vlerës, në e hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda 30 (tridhjetë) ditësh për fondin që vihet në dispozicion me vendim. /Gazeta Shqiptare