Durrës, 7 Mars 2015 – Z. Osman Stafa kryetar i degës së PDSH-së Durrës interesimit të Durrëslajm për arrestimin e z. Eduart Ndreu ish-drejtor i APD-së ju përgjigj me një prononcim të tijin. Sipas kryetarit Stafa z. Ndreu është ish drejtor i kohës së qeverisjes së PD-së, ish-kryetar grup-seksioni dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës për PD-në.
Z. Stafa uron, që ky arrestim i kryer në kushtet e nxehjes së klimës politike në vend dhe në prag të protestës së PD-së dhe të djathtës në Tiranë të mos ketë prapajië plitike. Ai shpreson, që arrestimi i zotit Ndreu të jetë mbështur në prova e fakte, jo të shndërrohet në një gjueti shtrigash me synime të qarta antiopozitare.
Në situatën,kur në Parlament plasi skandali me komplote vrastare me personazhe të maxhorancës si Doshi-Tahiri-Meta-Rama&Co, ky arrestim vjen erë inskenim, me qëllim që të tërhiqet vëmendja me prangosje në Durrës nga komplotet me vrasje deputetësh në Tiranë.
/Gj. Th. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





