3 tetor 2015 – Një mjek i martuar thotë se është i gatshëm për t’u martuar me Bleona Qeretin, për t’i plotësuar dëshirën e saj që të bëhet me fëmijë.

Mjeku është 64 vjeç, quhet Dalip Goka, dhe është me origjinë nga Burreli. Ai ka dy vajza e madje është dhe gjysh i një mbese, por kjo s’e pengon për të shprehur dashurinë që i ka hypur për këngëtaren dhe dëshirën që ka për t’u martuar me të.

Mjeku pediatër, që është edhe trajner pingpongu, thotë në një intervistë për “Panoramën” se është në gjendje që t’i gjendet shumë pranë këngëtares në aspektin shpirtëror.

Gjoka thotë se ndjen dashuri në distancë për Bleonën. “Jam i hapur për çdo mënyrë martese që do biem dakord”.

I pyetur nëse do e lejojë e shoqja, ai thotë:

 “Unë kam besim te vajzat e mia dhe ime shoqe mjeke, që është ish-e dashura ime e parë, dhe që vitet e fundit ka pasur probleme shëndetësore. Por le të zbresim pak me këmbë në tokë, pasi martesa ime është e konsumuar prej dhjetë vitesh, edhe pse unë nuk kam plan t’i kthej shpinën. Por kjo nuk më pengon të shpreh ndjenjat e mia për Bleonën”.

Nëse do martoheshin, ai thotë se do e veshë Bleonën si nuse Mati, madje do gëzohej nëse ajo do promovonte me një klip Burrelin.

Pyetjes nëse i ofron dot luksin Bleonës, ai thotë se i ofron për jetesë pasurinë e tij, një kompleks sportiv me pishinë, me vlerë 300 milionë lekë.

Gjoka thotë se ka një fizik të shkëlqyer për marrëdhënie seksuale.

“Te femrat fatkeqësisht në moshën 45 vjeç fillon menopauza. Ndërsa Bleona pa diskutim ka 10 vite kohë për t’u bërë nënë”.

I bëj thirrje këtij shpirti të lirë se unë vë në dispozicion gjithçka timen, shpirtërore dhe fizike, për t’i dalë në krah dhe për t’ia lehtësuar jetën asaj.

Dasma më e mirë për mua do të ishte që Bleona qoftë edhe për një natë të bëhej nuse Mati. Organizimin do ta merrte përsipër Bashkia, e cila në mënyrë të përshpejtuar do t’i dorëzonte titullin “Qytetar Nderi”, këngëtares. Do të doja të ishin pranë saj tre ish-kolegët e X Factor, Pandi Laço, Alban Skënderaj e Miriam Cani.

/portali DurresLajm/