Ka nisur këtë të enjte seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Në ndryshim nga herët e tjera seanca ka nisur me një minutë heshtje për minatorin Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ndërroi jetë.
Ka qenë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi që ka bërë këtë kërkesë.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se duhet të ishte Alfred Rushaj ai që të bënte kërkesën te kryetarja e Kuvendit, për ti dhënë fund protagonizmave personale.
“Le të jetë ky rast i fundit, kur protagonizmat personalë prevalojnë mbi të drejtën që kanë kryetarët e grupeve për të informuar kryetaren e Kuvendit. Do ishte mirë që të ishte zoti Rushaj ai që e bënte kërksën”, tha Balla.





