ANGLI – I riu James Episcopou i ka bërë një surprizë mjaft të këndshme të dashurës së tij bashkëmoshatare. Ndërsa çifti i dashuruar ka shkuar për të shijuar pamjen mahnitëse që të ofron panorama nga qiellgërvishësi, Shard, ndërtesa më e lartë në Europë, James është ulur në gjunjë, ka nxjerrë një unazë nga xhepi dhe i ka kërkuar Laura Taylorit të martohet me të.

Duket se James është mjaft romantik, sepse propozim në 300 metra lartësi jo kushdo e bën. Dhe Laura nuk kishte si t’i thoshte jo të dashurit të saj.

Qiellgërvishësi Shard, i ndërtuar në Londër dhe i inaguruar më 5 korrik të vitit të kaluar hapi sot për herë të parë për publikun platformën e tij të vëzhgimit.