Gjatë prezantimit të filmit, "Mektoub, My Love" në festivalin e filmit në Kanë ka ndodhur diçka e pazakontë.
Një çift misterioz ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi një burrë është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit.
Gazeta britanike "The Sun" zbuloi se bëhej fjalë për manjatin çek, 65-vjeçarin Milos Kant dhe të dashurën e tij, yllin portugez të realit show Margarida Aranha, 40 vjet më e re se ai.
25-vjeçarja e veshur me një fustan të kuq ka thënë "Po", duke e përqafuar e puthur më pas partnerin e saj dhe sigurisht ky moment s'mund të shpëtonte nga paparacët.





