Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Sosialiste, Taulant Balla ka pranuar nismën e Partisë Demokratike për ndryshimet Kushtetuese, që lidhen me Vetingun e politikanëve, Kodin Zgjedhor dhe Reformën Territoriale.

Balla tha se propozimet e opozitës do të shihen me kujdes dhe do të diskutohen me vëmendje, ndërkohë që theksoi se ende nuk janë njohur zyrtarisht me amendamentet.

“Jemi 100% të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga Partia Demokratike. Do të ishte jo etike nga ana ime që të jepja një përgjigje pa e lexuar zyrtarisht kërkesën. Lajmi i mirë është që sot kemi një opozitë dhe po kryen funksionin e saj”, tha Balla.