Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit më të fundit francez të bërë ndaj Maqedonisë së Veriut mbi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një statusi në twitter, Rama bëri thirrje që shqiptarët dhe maqedonasit të pranonin propozimin francez për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Postimi i Plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!