Enkelejd Alibeaj ka bërë një propozim në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, për ngritjen e një Komision Parlamentar johetimor për çështjet dhe problematikat e fëmijëve.
Por ky propozim është rrëzuar nga kolegët e tij në këtë mbledhje.
Kujtojmë se mbledhja është shoqëruara këtë të mërkurë me tensione të forta mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistes Elisa Spiropali, përplasje që theksin e kishte te opinioni i Komisionit të Venecias, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.