Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur një propozim, i cili ka të bëjë me kufizimin e mandatit të kryeministrit. Në një status në rrjetet sociale, Manjani thekson se kryeministri nuk duhet të marrë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
“Insistoj në idenë për kufizimin e mandatit të Kryeministrit. Jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme! Është domosdoshmëri kjo gjë!”





